free templates joomla

English  BH/CG/HR/SR

Standardet për ngritjen e fondeve

 

Rrjeti i fondacioneve lokale të Evropës Juglindore SIGN (Southeast European Indigenous Grant-makers Netwëork) është rrjet i fondacioneve kushtuar kultivimit të një mjedisi të hapur, transparent dhe llogaridhënës për zhvillimin e filantropisë, e afarizmit shoqëror llogaridhënës dhe aktivizmit qytetar në mënyrë që të mbështeten dhe avancohen kapacitetet e qytetarëve/qytetareve për t’i mobilizuar resurset në komunitetin lokal.

Ky dokument synon të vendos standarde për praktikën e mbledhjes dhe shpenzimit të fondeve, si dhe për raportim donatorëve institucional, korporativ apo individual, të bazuara në parimet e dakorduara të transparencës dhe llogaridhënies për organizatat e shoqërisë civile (OSHC) të cilat dëshirojnë t’i mobilizojnë resurset për aktivitete për të mirën e përgjithshme në shtetet e tyre.

Këto standarde të praktikave janë vendosur me qëllim që të jenë standard për ata që i nënshkruajnë dhe do të aplikohen në shtetet e Evropës Juglindore. Qëllimi i këtyre standardeve është rritja e besimit të qytetarëve në aktivitetet e OSHC-ve në mënyrë që të zgjerohet rrjeti i tyre i mirëbesimit, legjitimiteti dhe të avancohet kështu qëndrueshmëria dhe ndikimi i tyre.

Organizatat e shoqërisë civile, të cilat e nënshkruajnë këtë dokument, deklarojnë se do t’u përmbahen parimeve të theksuar më poshtë.

Besojmë se përkushtimi i organizatave ndaj transparencës dhe llogaridhënies është një ndër parakushtet për kultivimin dhe zhvillimin e filantropisë në rajon.

Me nënshkrimin e këtyre standardeve të praktikave organizatat e shoqërisë civile pajtohen si në vijim:

  1. Se do të sillen në pajtim me misionin, vlerat, parimet dhe/ose objektivat e tyre strategjike, duke i respektuar ligjet, rregulloret, dokumentet e tjera zyrtare dhe marrëveshjet ndërkombëtare që janë në fuqi në shtetin përkatës.
  2. Sedo të jenë llogaridhënëse, të hapura dhe transparente në procesin e bashkëpunimit me institucionet përkatëse publike, me partnerët nga komuniteti, me donatorë, qeveri, media, si dhe në raport me bazën vetanake.
  3. Se do të kenë komunikim të qartë, real dhe të hapur për aktivitetet dhe rezultate e tyre, si dhe për shumat e fondeve me të gjitha palët e interesuara. Këto OSHC do të bëjnë publike prejardhjen e fondeve për palëte interesuara,me përjashtim të rastit kur donatori kërkon në mënyrë eksplicite që të mbetet anonim. Informacionet për shumat e pranuara të fondeve do të jenë të qasshme gjatë procesit të mbledhjes së fondeve, në mënyrë periodike, si dhe pas përfundimit të procesit të mbledhjes së fondeve.
  4. Se do të mbrojnë përdorimin e mjeteve dhe do t’i krijojnë mekanizmat për parandalim të keqpërdorimit të fondeve dhe të pasurisë, si dhe do të ndërmarrin masat përkatëse po qe se ndodh keqpërdorimi.
  5. Se do ta zbatojnë procesin e mbledhjes së fondeve në mënyrë transparente, duke komunikuar në mënyrë të hapur për qëllimin, aktivitetet dhe nevojat për shkak të të cilave i mbledh fondet dhe se nuk do të japin premtime të rrejshme apo të krijojnë pritje jorealetek donatorët nga të cilët kërkohet mbështetja.
  6. Se do t’i shfrytëzojë donacionet e pranuara në mënyrë të përgjegjshme, efikase dhe efektive në pajtim me qëllimin për çka e kanë marrë donacionin. Po qe se ndonjë pjesë e parasë së donacionit do të shpenzohet për shpenzime operative, kjo duhet të komunikohet paraprakisht.
  7. Se do të përcaktojë në mënyrë publike dhe të qartë si do t’i menaxhojë fondet që janë mbledhur në kampanjat të cilat kanë përfunduar për shkak të fuqisë madhore apo të parashkrimit të shkakut për mbledhjen e fondeve, si dhe në rastet kur shumat e mbledhura janë më të mëdha apo më të vogla nga shuma e planifikuar paraprakisht e mbledhjes së fondeve.
  8. Se do të sigurojnë që të drejtat e përfituesve dhe përfitueseve të respektohen dhe se dinjiteti dhe vetë-respektimi i tyre janë të mbrojtur gjatë procesit të mbledhjes dhe distribuimit të fondeve, si dhe gjatë raportimit mbi përdorimin e donacionit.
  9. Se do t’i informojë me kohë përfituesit/përfitueset e tyre (potencialë) për donacionet e mbledhura dhe distribuimin e tyre, qoftë përmes raportimit periodik, përmes medieve, kontaktit të drejtpërdrejtë apo përmes mënyrave të tjera relevante të komunikimit.
  10. Se do të synojnë që t’i përfshijnë përfituesit dhe përfitueset e tyre në procesin e përcaktimit të qëllimit të mbledhjes dhe distribuimit të fondeve; dhe t’i përfshijë në vendimmarrje rreth distribuimit të mëtejshëm të fondeve që kanë mbetur pa u shfrytëzuar, duke qenë se është përmbushur qëllimi fillestar e mbledhjes së tyre.
  11. Se do t’i informojë donatorët lidhur me atë se si është shfrytëzuar donacioni i tyre, si dhe do të sigurojë përgjigje të shpejta, të sakta, voluminoze dhe të hapura për të gjitha pyetjet, në bazë të kërkesës së donatorit dhe procedurës së raportimit.
  12. Se do marrë në konsideratë kontributet e donatorëve dhe do të sigurojë që të gjitha informacionet për donatorët do të trajtohen si konfidenciale dhe se do të ruhen në mënyrë të sigurt, në bazë të kërkesës së donatorëve dhe procedurave të shikimit.

Me nënshkrimin tim, Unë konfirmoj që organizata të cilën e përfaqësoj pajtohet të punoj në bazë të ketyre Standardeve

Të ploësohen të gjitha fushat!

Emri dhe Mbiemri i personit përgjegjës:
Emri i Organizatës:
Qyteti:
Vendi:
Adresa:
Telefoni:
E-mail:
Website: